Mbyllet përfundimisht rasti “Apex”

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 13:09 | Nga

Një prej rasteve më të mëdha të krimit të organizuar tashmë është mbyllur pa proces gjyqësor.

Krejt kjo për faj të një prokurori të EULEX-it i cili kishte ngritur aktakuzë pas afatit ligjor.

Të akuzuarit në rastin Apex tashmë janë të lirë. Aktakuza kundër tyre është hedhur poshtë përfundimisht nga Gjykata e Apelit.

Kjo gjykatë e shkallës së dytë e ka vërtetuar vendimin e shkallës se parë, të datës 30 dhjetor 2015, marrë nga  gjyqtarja Kateien Gabriel Wittenem,  duke hedhur poshtë hedhur poshtë aktakuzën kundër 11 personave të ngarkuar mes tjerash për krim të organizuar.

Insajderi ka siguruar vendimin e Apelit të datës 25 janar 2018.

Në këtë vendim thuhet se “Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesë gjeti se: Ankesa e Prokurorisë speciale të republikës së Kosovës është e pabazuar”.

Ndërsa në arsyetimin e saj thuhet se gjykata e shkallës së parë në vendimin e muajit nëntor të vitit të kaluar “e pati hedhur poshtë si të palejueshme dhe të parregullt aktakuzën e prokurorisë speciale të Kosovës dhe ka pushuar procedurën penale kundër të pandehurve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme