Mbyllet restoranti i Kokëdhimës, plazhi është i lirë për turistët

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Restorant Panorma në Vlorë, është mbyllur sot gjatë ditës teksa Gjykata e Vlorës dha masën arrest me burg, për pronarin, Mihal Kokëdhima, pasi ky i fundit sulmoi një grup turistësh spanjollë.

I ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, bregdeti pranë “Panormës” mund të vizitohet falas nga turistët.

Mbi derën e restorantit është vendosur një tabelë “Mbyllur” dhe bregdeti mund të shijohet pa pasur nevojë të paguash shezlongun e Kokëdhimës, të cilët janë hequr sot nga policia.

Jashtë derës së restorantit qëndron edhe një efektiv policie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme