Mbyllet rruga Sojevë – Dardani gjatë vizitës së Bidenit

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 15:11 | Nga

Policia e Kosovës njofton se me ardhjen e Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden të mërkurën, me 17.08.2016, do të ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet në aksin rrugor prej fshatit Sojevë deri në fshatin Dardani prej orës 11:00 deri në ora 16:00.

Lidhur me këtë, Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj, kërkon mirëkuptim dhe kujdes të shtuar nga qytetarët dhe ngasësit të cilët udhëtojnë në drejtim të Gjilanit, mund të shfrytëzojnë rrugën Ferizaj-Gërlicë-Viti-Kllokot-Gjilan dhe anasjelltas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme