Një 68 vjeçar është mbytur tek shkëmbi i Kavajës. Mësohet se viktima Agur Isufi kishte ardhur për pushime nga Amerika.
Edhe pse iu është dhënë ndihma e parë, raportohet se ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Isufi u transmetua me ambulancë drejt morgut të Durrësit, raporton oranews.
Dyshohet se 68-vjeçari është nga Kosova dhe vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Durrës për të kaluar pushimet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.