Mbytet një tjetër pushues

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 19:40 | Nga

Një person ka humbur jetën i mbytur në plazhin e Vilebashtovës në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Viktima është 58-vjeçari M.H., banues në fshatin Gosë, i cili dyshohet se është futur në det për t’u larë dhe nuk ka mundur të dalë më në breg.

Dyshimet janë se 58-vjeçari, teksa ishte duke u larë ka pësuar atakt kardiak. Lidhur me ngjarjen materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme