Shumë gjëra janë thënë nëpër media në prag të supersfidës midis Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, me të dy luftëtarët që kanë besim te forca e tyre.
Dhe, në intervistën e tij më të rëndë mbase, irlandezi ka premtuar se do ta shfrytëzojë në maksimum përgatitjen e dobët të kundërshtarit të tij teksa do të ndeshen të shtunën e ardhshme. 29-vjeçari madje e krahasoi veten e tij me një gorillë, përpara se të deklaronte se do t’ia shkulte kokën amerikanit dhe do të luante futboll me të. Gjatë një interviste me ShowTime, ai u shpreh se ishte shumë i motivuar.
“Gjatë gjithë karrierës më kanë thënë se nuk mund të bëj këtë apo atë, por kjo më motivon më tepër. Jeni duke parë një gorillë që do të futat në ring dhe do ta shkatërrojë Mayweather. Ai duket sikur rri nëpër lokale striptizmi gjithë ditën, por unë e di që ai po punon fort.”
Kemi hyrë në javën e fundit të përgatitjeve, dhe me siguri që do të shohim sfidën më të bukur të shekullit.