Munir Basha, zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, së bashku me ekspertin e lartë të ICITAP-it, Mike Pannek, realizuan panelin e fundit të ciklit të parë, i cili përfundon me hartimin e Planit Strategjik për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në institucionet Korrektuese.
Plani Strategjik është pjesë e Programit për Rehabilitimin dhe Ri-integrimin e të burgosurve të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm në Kuadër te Shërbimit Korrektues të Kosovës, projekt që mbështetë Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm/ 2015-2020/, njofton Ministria e Drejtësisë.
Basha, në cilësinë e Kryesuesit të Grupit Punues për hartimin e këtij Programi e falënderoi Mike Pannek për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hartimin e këtij Programi, në të cilin është duke u punuar që nga 06 qershori i 2017-s.
Basha, gjithashtu falënderoi për kontributin e çmuar të përfaqësueseve të ministrive dhe te BIK-ut, te kyçur në përgatitjen e këtij Programi.
Në fund të takimit, Eksperti i lartë i ICITAP-it, Mike Pannek, e përgëzoi zëvendësministrin Basha, për gatishmërinë, bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale që po bënë ky grup punues.