Ministria e Drejtësisë ka demantuar lajmin e publikuar në disa portale me titull, “Ministrja Hoxha pritet t’i shkarkojë katër drejtorë të burgjeve”.
Kjo ministri sqaron se ky lajm nuk është i saktë, duke bërë të ditur se ministrja Hoxha ende nuk ka pranuar asnjë raport me të gjeturat rreth rastit nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës
“Sqarojmë opinionin publik se shkrimi i sotëm në disa portale, me titull: “Ekskluzive: Ministrja Hoxha pritet t’i shkarkojë katër drejtorë të burgjeve”, është i pasaktë. Ministrja e Drejtësisë, ende nuk ka pranuar asnjë raport me të gjeturat rreth rastit nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës, andaj, çdo konstatim rreth kësaj çështjeje është i pasaktë. Pas pranimit të Raportit të Inspektoratit, Ministrja e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet në pajtim me të gjeturat e raportit”, thuhet në reagim.