Më 1 maj protestë kundër vdekjeve në vendin e punës

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale. Në vitin 2018 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

V. B., 27-vjeçar nga Mitrovica, është viktima e tretë për këtë vit i cili të hënën humbi jetën në vendin e tij të punës. Ai ishte duke punuar në objektin e ish-hotelit “Adriatik” bashkë me tre punëtorë të tjerë kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës, shkruan më tutje “Zëri”.

Pikërisht ky rast ka bërë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të fillojë organizimin e protestave për të kërkuar nga institucionet kosovare siguri për punëtorët në sektorin publik dhe atë privat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme