Me 101 vota, miratohet Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 12:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 101 vota deputetë e Kuvendi kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Të gjitha partitë shqiptare janë deklaruar se e përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës. Kurse deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës, duke kundërshtuar formimin e ushtrisë.

Paraprakisht kryeministri Ramush Haradinaj falënderoi partitë për përkrahjen e ofruar për ushtrinë.

“Ju falënderoj të gjitha partive parlamentare dhe jam mjaft i vetëdijshëm për punën që po kryejmë sot. Nuk dëshirojë të marr pjesë në diskutime, në debat. Por ju siguroj që në Kosovë të gjitha komunitetet duhet të ndihen të sigurt”.

Kurse ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha gjatë prezantimit para deputetëve, të Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, një nga projektligjet pjesë e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri, tha se ky projektligj është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese.

“Me qëllim të mbikëqyrjes së kontrollit civil dhe demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Ministria e Mbrojtjes do të ketë funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja.

“Ministria e Mbrojtjes do të hartojë politika të përgjithshme të mbrojtjes në nivel strategjik, do t’i ushtrojë kompetencat e plota në bazë të Kushtetutës së Kosovës”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/deputetet-mbeshtesin-projektligjin-per-ministrine-e-mbrojtjes/

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/287215455226764/

Të ngjashme