Ekonomia Online
FUNDIT

Më 15 janar do të ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Më 15 janar do të ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Të gjithë shqiptarëve nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi. Nga kjo Qendër është thënë se në pamundësi që të organizohen tubime përkujtimore për […]

Të gjithë shqiptarëve nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi.

Nga kjo Qendër është thënë se në pamundësi që të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me Covid-19 , do të ftohen shqiptarët që të dalin në ballkone dhe të ndezin qirinj.

Shkrimi i plotë:

Të premten më 15 janar, në ora 20:00, të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë!

Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!

Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë!

Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Të ngjashme