Më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2023

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2023.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet dy-vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Të ngjashme