Banka Qendrore Europiane do të nxjerrë kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro këtë muaj.
Kartëmonedhat e reja raportohet se do jenë më të vështira për tu falsifikuar dhe janë më të vogla se versionet e tanishme.
Ato do hyjnë në qarkullim më 28 maj 2019 dhe do ndjekin kartëmonedhat e reja 5 €, 10 €, 20 € dhe 50 € që kanë dalë tashmë.
Banka Qendrore Europiane gjithashtu nuk do të prodhojë më kartëmonedhat 500 euro, me arsyetimin se përdoren nga bota kriminale për transport dhe pastrim parash.