Më 8 maj secili shqiptar duhet të dalë të votojë, kundër ekstremistes Gordana

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 15:54 | Nga Astrit Gashi

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, po paralajmëron se nëse zgjidhet për presidente do të respektojë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, por nuk do ta përdorë. Madje thirrjet e saj, gjatë një tubimi elektoral në Kumanovë se disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen asnjëherë duke aluduar në një tribunal për kundërshtarët e saj politikë, ish-udhëheqësit e UÇK-së së 2001.

Duket së kjo presidente e vetëshpallur e rrezon veten e saj ende pa ardhur në pushtet. Mbetet për t’u parë deri ku do të shkojë qasja populliste, e ku do të fillojë pragmatizmi i saj e cila me deklaratat të tilla rrezikon shumë të shpallet “Non Grata” nga BE ende pa e marr e dhëne betimin në parlament që pritet të këtë mbi 30 shqiptarë.

Kjo grua e ekstremiste, politikane aventuriere Maqedoninë e Veriut do ta fuste në ujëra të turbull, duke e ditur se kjo mund të shkaktonte ndasi serioze në shoqëri e cila u ndërtua me kontributin e 30% të shqiptarëve të cilët Gordana i urren me shpirt. Europa e lodhur me Urbanin, Vuçiçin, Dodikun nuk do të lejojë Gordana Siljanovska-Davkova të krijojë implikime serioze në komunikimin ndërkombëtar, madje mund të ndodhe që këtë “patriote” të detyrojnë që pikërisht 13 gusht 2024 ditën kur “branitellcat” e saj nënshkruan kapitullimin kundër Ali Ahmetit në Ohër të mandatojë një qeveri ku arkitekt i saj është Fronti Europian.

Por për ta arritur këtë secili shqiptar duhet të dalë ne votime sepse vota e 8 majit është më e rëndë se plumbi i 2001.

Për të mposhtë VMRO-në, bashkohuni dhe ju me “Frontin Evropian” bashkohu me Evropën në betejën për të ndalë rritjen e ndikimit rus, rritjen mbështetjes dhe të ndikimit për të djathtën ekstreme, e cila e mbështet Putinin në të gjithë Evropën. Duke pasur kujdes të veqnatë që të izolojë regjime të tilla siç pretendon të ndërtoj Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova e cila paraqet rrezik të madh të sigurisë jo vetëm për Ballkanin Perëndimorë por per gjithë Evropën.

Opinionistë dhe media të ndryshme që thonë së Maqedonia e Veriut, është kthyer në fushëbetejë politike midis kryeministrit Rama dhe kryeministrit Kurti duke u përfshirë në zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale atje gabojnë rendë. Këta njerëz që bëjnë fushatë të tillë se di a jane ne apo me arushën, sikur harrojnë së dikur qyteti me i banuar më shqiptarë nuk ishte Tirana, Prishtina por ishte Shkupi Dardan. Vendlindja e misionares se paqes së shenjtës Nena Terezë.

Ndërsa neni 8 i kushtetutës së Shqipërisë e obligon secilin kryeministër të kujdeset për shqiptaret që jetojnë jashtë kufijve etnik. Jo Fronti Evropian nuk është në beteje me asnjë shqiptar por është në luftë të ndal ndikimin rus ne Ballkan dhe ne këtë beteje duhet të i bashkohemi të gjithë në takimet derë më derë me elektoratin pro Evropës në mënyrë që të dyfishojë numrin e votave në betejën e ardhshme të 8 majit të mbledhë më shumë së 160 mijë vota. Ndersa pas betejës së fituar duhet të analizohet se kush kujt i ka bërë gropën.

Kjo është e vetmja mënyre që “Kutina e Padorës” e Gordana Siljanovska-Davkova të shpërthejë në partine e saj e cila ndjell urrejtje etnike. Gordana Siljanovska-Davkova e din mirë së faktori politik shqiptar është partner i pakalueshëm në vendimmarrje, në proceset politike, ekonomike por edhe afirmimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa lideri i Frontit Europian Ali Ahmeti nga Tirana ku mori titullin qytetar nderi i përgjigjet Gordanës së “Kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rrethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat” duke i dhëne një mesazh të qartë së më politike popullsitë e ëndrra të mëngjesit do të shkatërrosh gjithë Maqedoninë sepse shqiptarët janë ata të vitit 2001. Fronti Evropian është nisë për Evropë kthim prapa nuk mund të ndodhë.

Të ngjashme