Me armë të shkurta e maska, dy persona grabitin zyret e KEK-ut në Prizren

Prizren | 01 Mar 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Janë plaçkitur zyret e Korporatës Energjetike të Kosovës në Prizren sot pasdite.

Policia e Prizrenit ka konfirmuar grabitjen për Reporteri.net ku bën të ditur se dy persona kanë vjedhur një sasi të madhe parash.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabitin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të paditur”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit për Reporteri.net.

Osmanollaj thotë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po interviston dëshmitarët dhe të marrë incizimet e kamerave”, ka thënë Osmanollaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme