Me dokumente të falsifikuara e regjistroi turkun shtetas të Kosovës, arrestohet ish-punonjësi në Ferizaj

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

B.Xh, ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Komunën e Ferizajt, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ai sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka regjistruar si shtetas të Kosovës një turk me dokumente të falsifikuara.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet B.Xh., – ish zyrtar i Gjendjes Civile në komunën e Ferizajt, në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së. Sipas informatave të para, dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme