Me “kostum” drejt në Polici, arrestohet pasi gjuajti me armë në aheng

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme