Më Merdar, konfiskohet material i referendumit serb, arrestohet një koordinator zgjedhor

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 00:14 | Nga Ekonomia Online

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviqin, në pikën kufitare në Merdar.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor për referendumin e së dielës dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin ai e cilëson si skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha.

Petkoviq nga Lajçak ka kërkuar Jankoviq dhe tre shoferët të lirohen

Të ngjashme