“New Rules” i Dua Lipës është bërë hit ndërkombëtar dhe motivim për shumëkënd që të merr iniciativa të ndryshme.
Kënga, e cila është shikuar mbi 1.3 miliard herë në YouTube, ka motivuar një grup të talentuar të aktorëve me emrin “Wellington Law Revue” për të ripërpunuar këngën e bukuroshes sonë.
Në fakt, kënga është bërë një shtytje e madhe për të kërkuar edhe rregulla të reja në vendin e punës.
Artistët raportohet se kanë kaluar muaj të tërë duke xhiruar versionin e tyre të këngës, përmes së cilës i janë referuar sulmeve seksuale në vendin e punës.
Theksojmë se pjesëmarrës në videon e veçantë ishin të dy gjinitë, të cilët për qëllim kishin të tregojnë se institucionet ligjore janë vonuar shumë në vendosjen e disa rregullave të reja në vendin e punës.
Ndërkohë, projekti muzikor ka marrë komente pozitive dhe përgëzime për bashkimi të iniciativës “Me Too”.
Kjo e fundit është lëvizje e themeluar me qëllim të inkurajim të femrave të tregojnë rrëfimet e tyre të ngacmimeve seksuale.
Ndryshe, “Wellington Law Revue” janë grup i studentëve që në fokus ka kryesisht çështjet shoqërore, është mirëpritur nga publiku i gjerë.