Më pak se dy orë para mbylljes së votimeve, Kurti del me thirrje për qytetarët

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Ai deklaroi se sot është dita D e demokracisë.

“Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë”, u shpreh Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!

Ju falemnderit,

Albin Kurti

Të ngjashme