Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale përmbyllëse të projektit “Përkrahja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për plotësimin e disa rekomandimeve të ENQA)”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit dhe administruar nga Kosovo Unites States Alumni (KUSA).
Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte mbështetja e Agjencisë së Akreditim në arritjen e standardeve specifike të “Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë”, siç është kërkuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në vitin 2019.
Projekti është zbatuar në periudhën shtator 2020 – Shtator 2021 dhe këto janë rezultatet kryesore të arritura:
Me financimin e donatorëve ndërkombëtarë, AKA po rrit kapacitetet e saj për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe njëkohësisht po plotëson vazhdimisht rekomandimet për kthimin në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Krijimi i metodologjisë për hartimin e analizave tematike, ka qenë njëri nga kriteret më të vështira për tu plotësuar nga AKA për kthimin tonë në ENQA dhe EQAR. Përveç krijimit të metodologjisë, AKA dhe WUS Kosova kanë shkuar edhe një hap më tutje, duke përgatitur edhe dy analiza tematike.
Konform standardeve evropiane, tani e tutje AKA posedon mekanizmin e krijimit të analizave tematike, varësisht nga nevojat e saj.