Në pritjen tradicionale me rastin e festës së Fitër Bajramit, anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka uruar edhe qytetarët me rastin e kësaj feste.
Ai tha se festa vjen pas muajit të Ramazanit në të cilën qytëtarët e sprovuan veten përmes agjërimit, raporton Ekonomia Online.
“Sot po kremtojmë festën e Fitër Bajramit. Agjërimi është një lartësim shpirtëror për hirë të Zotit. Në këtë muaj besimtarët e sprovojnë veten. Besimtarët gjatë këtij muaji kanë qenë edhe zemërgjerë”, tha Veliu.