Me sa vjet burgim mund të dënohet Aurora Pelaj, tregon avokati

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka treguar se deri në sa vjet burgim mund të dënohet infermierja që e rrahu të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë.

Ai tha se nëse do ta mbronte të dyshuarën, atëherë do t’i “kishte thënë që ta pranojë fajësin ose të mbrohet në heshtje”.

“E kisha mbrojt pa asnjë dilemë, por kësaj infermieres i kisha thënë me pranu fajësinë ose mu mbrojt në heshtje, nuk e kisha leju me bë anjë lloj arsyetimit, se veç po e rëndon pozitën e vet procedurale, e me ligj se ka me rëndu veten”, deklaroi Koci.

“Prokruroia e ka fillu me “sulm”, për personat e ndjeshëm dënimi maksimal është me 3 vjet burgim, por duhet me i këqyr të gjitha rrethanat, por kjo është e drejtë e prokurorisë. Prokuroria ka me vlerësu pas të gjitha provave”, tha ai.

Të ngjashme