Më shumë se 11,000 njerëz të personelit mjekësor janë infektuar në Itali – pak më pak se 10% e totalit zyrtar të infektimeve – dhe rreth 73 mjekë kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe shoqatës së mjekëve.
Carlo Palermo, kreu i sindikatës së mjekëve në spitalet e Italisë, tha se një arsye kryesore për numrin e lartë të infektimeve të doktorëve ishte për shkak se në fillim të shpërndarjes së virusit, mjekët po e trajtonin atë si grip të zakonshëm.
“Një pacient me ethe, kollë ose simptoma të paspecifikuara ka mundur të shkojë te mjeku i tij, i cili ka kontrolluar atë në shtëpi ose në zyrën e tij dhe aty është bërë ngjitja e virusit. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë mjekë familjarë që janë të infektuar.”
Të paktën 14.681 vdekje janë shënuar në Itali dhe 119.827 infeksione.