Më shumë se 1 000 të vdekur nga koronavirusi

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka njoftuar se edhe 108 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, duke çuar në 1,016 numrin e viktimave në këtë vend.

Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës.

Në provincën Hubei, që është epiqendër e epidemisë, 103 njerëz kanë vdekur dhe 2,097 raste janë të prekura, ka njoftuar të martën Komisioni Shëndetësor.

Jashtë Kinës janë raportuar 319 raste me koronavirus në 24 vende.

Të ngjashme