Më shumë se 1.800 të burgosur kanë ikur nga një burg në Nigeri pasi institucioni ishte sulmuar nga disa persona të armatosur.
Sulmuesit njoftohen se kanë hyrë përmes kopshtit duke përdorur eksploziv në bllokun administrativ.
Gjashtë të burgosur raportohet se janë kthyer derisa 35 kanë refuzuar të ikin, shkruan BBC.
Policia ka akuzuar grupin e ndaluar separatist, Populli Indigjen i Biafras për kryerje të sulmit.
Ky grup, në anën tjetër, ka mohuar përfshirjen.
Shërbimi Korrektues nigerian ka konfirmuar se 1844 të burgosur kanë ikur nga burgi.