Më shumë se dy mijë njerëz vdesin brenda një dite në ShBA nga Coronavirusi

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Rastet e konfirmuara me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 500,000, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur ditën më të keqe deri më tani me vdekjet nga COVID-19, ku vdiqën më shumë se 2,000 njerëz dhe SHBA duket se do të kapërcejë më vonë numrin e vdekjeve të Italisë, e cila aktualisht është në 18.849 – vendi me më së shumti vdekje në botë nga pandemia e coronavirusit.

SHBA deri më tani numrin më të madh të të infektuarve në të gjithë botën dhe numëron 18,777 njerëz të vdekur.

Shteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë më i godituri, me shërbimet e urgjencës atje nën presion në rritje.

Qyteti ka rreth 5.400 kërkesa për ambulancë në ditë, 40% më shumë se zakonisht, dhe operatorët e 911 përgjigjen në një telefonatë urgjente çdo 15 sekonda.

Të ngjashme