Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte paraqitur rrejshëm si zyrtar policor.
Ai dyshohet se mesditën e 26 janarit në fshatin Sarpel të Leposaviqit, kishte veshur xhaketën e Policisë së Kosovës dhe ishte prezantuar se gjoja është pjesëtar i këtij institucioni.This ad server account has been terminated.
Policia njofton se i arrestuari është person i njohur për organet e sigurisë dhe hetuesisë, pasi që i njëjti kishte qenë i përfshirë në një rast që kishte ndodhur në kufi.