Meçi ndërmjet Ravil Fatullaew dhe Slavisa Simeunovic, ka bërë që të nisë spektakli i boksit në “BMW Park” në Munich, raporton Ekonomia Online.
Meçin e fitoi me Ravil Fatullaew me pikë maksimale nga gjyqtarët.
Kujtojmë që sonte boksojnë edhe dy boksierë shqiptarë, Shefat Isufi dhe Jurgen Uldedaj.
Shefat Isufi do të rrahet me kundërshtarin e tij nga Letonia, Ralfs Vilcans.
Boksieri tjetër shqiptar që ndeshët sonte në Mynih të Gjermanisë është Jurgen Uldedaj, e që si kundërshtar do ta ketë, Damir Beljo me nacionalitet boshnjak.
Burim Hazrolli, organizatori i këtij eventi të madh tha gjatë ditës së djeshme se pritet të ketë një numër të madh tifozësh dhe të gjithë boksierët janë të gatshëm për “luftë”.
Në mbrëmjen e sontme do të zhvillohen tetë meçe gjithsej.