Mbështetur nga Ministria e Diasporës, në Bibliotekën Kombëtare “PjetërBogdani” në Prishtinë, me moton “Ti je pjesë e atdheut”, u mbajt festivali poetiko-letrar “Promenadë mërgimtare 2017”.
Ky aktivitet po organizohet në kuadër të takimeve tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora.
Festivalin e poezisë e hapi shkrimtari HasanQyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i cili,ndër të tjera, tha se niveli i kulturës së një kombi matetme dy komponentë: e para konsumimi, leximi i krijimeve letrare artistike dhe promovimi i vlerave artistike.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, i pranishëm në këtë ngjarje kulturore,tha se ky aktivitet është vazhdimësi e përpjekjeve për ta mbajtur gjallë frymën, atdhedashurinë dhe letërsinë shqipe edhe në mërgatë.
“Përmes aktivitetit artistik letrar, ju ndihmoni në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, promovimin e identitetit tonë kombëtar, shpërfaqjen e vlerave tona edhe në raport me vendet ku jetoni”, theksoi ndër të tjera ministri Murati.
Ndër veprat e shumta që sot u promovuan ishin edhe: “Në ëndrra digjet nata”, e autorit HasanQyqalla,
“Kthimi”, i autores Majlinda NanaRama etj. Po ashtu, u promovua edhe revista “Mirdita”, e shoqërisë kulturore-artistike “Mirdita”.
Festivali poetiko-letrar “Promenadë mërgimtare 2017” do të vazhdojë me orën letrare, ecila do të ketë karakter garues.