Media e Beogradit: Ekstremistë shqiptarë planifikuan sulme në kishën e Pejës e të Deçanit

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 14:58 | Nga

Gazeta e Beogradit online “veçernje novosti” sot transmeton se “gjatë festës së Krishtlindjes, ekstremistë shqiptarë kishin planifikuar sulme në tempujt serbë”.

Sipas këtij portali, shënjestra kryesore të atyre që ai i quan sulme terroriste, kanë qenë manastiri i në Deçan dhe Patrikana e Pejës, transmeton Koha.net.

Gjithnjë sipas këtij portali, sulmi ndaj objekteve të kultit fetar ortodoks, ka qenë pjesë e nxitjes së dhunës jo vetëm në Kosovë, por edhe në brezin kufitar të Kosovës me Serbinë.

“Shërbimet serbe të sigurisë me kohë kanë marrë informatën rreth përgatitjeve për sulme dhe për këtë menjëherë e kanë njoftuar Komandën e KFOR- it në Prishtinë. Nga ky plan djallëzor ekstremistët kanë hequr dorë vetëm pas tërheqjes së vërejtjes nga Beogradi dhe reagimit të forcave ndërkombëtare të cilat e ndezën alarmin e sigurisë”, thotë portali, përcjell Koha.net

“Sulmi i Krishtlindjes ndaj manastireve dhe e besimtarëve është përgatitur në qarqe të ekstremistëve shqiptarë qëllim i politik i të cilëve nuk iu përgjigjet paqes dhe stabilitetit në rajon”, citon portali t’i jetë thënë nga kreu i strukturave serbe të sigurisë.

Gjoja sulmet kanë qenë të përgatitura nga të pakënaqurit me aktvendimet gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes që u shqiptuan në javën e shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme