Media kryesore sllovene, Demokracija shkruan se opozita do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Shqipëri të dielën (25 prill).
Zgjedhjet do të jenë shumë të tensionuara, jo vetëm për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe pandemisë së virusit kinez Covid 19, por edhe për shkak të qeverisjes tetë vjeçare të Kryeministrit autokratik Edi Rama, partia e të cilit, PS kontrollon vendin në të gjitha nivelet – nga qeveria dhe parlamenti deri ne nivelin e bashkive, zbatimin e ligjit dhe “institucionet e pavarura”, shkruan mediumi slloven.
Kjo është për shkak të legjislacionit të ndryshuar zgjedhor të zbatuar nga qeveria e Kryeministrit Rama. Sundimi autokratik dhe arrogant i Kryeministrit Rama, i kombinuar me nivele të larta korrupsionit dhe krimit, nuk e ka vendosur gjithashtu Shqipërinë në rrugën e duhur për të shkuar më pranë Bashkimit Evropian.
Por pas tetë vitesh në pushtet, popullariteti i Ramës dhe partisë së tij është shumë i ulët. Rezultatet e një sondazhi që përfshin katër parti kryesore: Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Rama, Partia Demokratike (PD) – Lulzim Basha, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – Monika Kryemadhi dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit (PSD) (e cila ka lidhje me krimin e organizuar dhe është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ) parashikon ndarjen vijuese të deputetëve në dymbëdhjetë zona elektorale:
Qarku Shkodër: PS 3, PD 6, LSI 1, PSD 1,
Qarku Kukës: PS 1, PD 2
Qarku Lezhë: PS 2, PD 3, LSI 2,
Qarku Dibër: PS 2, PD 3, LSI 1,
Qarku Tiranë: PS 16, PD 14, LSI 7, PSD 1,
Qarku i Durrësit: PS 6, PD 7, LSI 2,
Qarku Elbasan: PS 6, PD 6, LSI 2;
Qarku Korçë: PS 4, PD 4, LSI 3;
Qarku Fier: PS 8, PD 5, LSI 3;
Qarku Berat: PS 3, PD 2, LSI 2,
Qarku Vlorë: PS 7, PD 4, LSI 1,
Qarku Gjirokastër: PS 2, PD 1, LSI 1.
Siç tregojnë rezultatet e sondazhit, asnjë parti nuk do të marrë shumicën absolute, por ka një mundësi që partitë e opozitës PD e LSI të formojnë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.