Nëse është për të ju besuar burimeve të mediave belge, futbollisti i Manchester United, Adnan Januzaj, ka vendosur përfundimisht të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
E gjithë kjo pasi gjasat për tu ftuar nga Belgjika pothuajse nuk ekzistojnë fare, falë konkurrencës së madhe në këtë kombëtare, shkruan “Korneri.net”.
Gjithmonë sipas medieve belge, Januzaj ka kontaktuar FFK-në, konkretisht sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, duke ju shprehur dëshirën për të luajtur me përfaqësuesen “kaltëreverdh”.
Theksojmë se deri me tani nuk ka asnjë informacion konkret federata kosovare lidhur me këtë çështje.