Ngjarja e sotme ose aksioni protestë i organizatës “Beyond the Walls” ku përpara Qeverisë së Kosovës ku varën më se 200 kravata në shenjë proteste për rritjen e pagës nga kryeministri Haradinaj, ka bërë bujë të madhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare.
Në prestigjozen britanike “Daily Mail” sot citohet deklarata e Kryeministrit Haradinaj që atij i nevojiten paratë për kravata dhe këmisha, si dhe aksioni i varjes se kravatave përpara Qeverisë së Kosovës.
Lajmi i botuar fillimisht nga agjencia AP (asociated press) është marrë nga mediat kryesore botërore.
Në artikull shkruhet se në këtë aksion u mblodhën 214 kravata , si dhe fakti që Kosova është njëra ndër shtetet më të varfëra të Europës.