Mediat kroate: Kroacia dërgon ushtrinë në kufirin me Serbinë, arrijnë automjetet luftarake amerikane “Bradley”

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka nisur procesin e rindërtimit të kazermave në “Beli Manastir” në Baranja, afër kufirit me Serbinë, me qëllim vendosjen e pajisjeve luftarake M2A1 ODS “Bradley”.

Kontingjenti i parë prej 22 automjetesh ka arritur nga SHBA-ja në portin e Rijekës, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas informacioneve nga Rrjeti Ballkanik i Sigurisë, batalioni i mekanizuar “Falcons” nga Nashica do të zhvendoset në “Beli Manastir”, duke zëvendësuar në të ardhmen e afërt mjetin luftarak të këmbësorisë M-80A të prodhimit jugosllav me automjete amerikane M2A1 ODS “Bradley”.

Zëvendëskryeministri kroat dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, deklaroi para Kuvendit më 15 janar se tashmë ka nisur projekti për kthimin e ushtrisë në Baranja. Në fund të vitit 2026 është planifikuar të përfundojë rinovimi i kazermës në “Beli Manastir”, ku do të vendosen nga 650 deri në 850 pjesëtarë të batalionit elitar “Skifterat”,raportojnë mediat kroate.

Të ngjashme