Reuters, BBC, CCN janë vetëm disa nga mediat ndërkombëtare që po raportojnë për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, ku deri tash raportohet për 4 të vdekur.
BBC shkruan “Tërmeti i fuqishëm 6.4 magnitudë godet Shqipërinë”.
CNN shkruan: “Të paktën 140 persona janë lënduar nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri”. Bën të ditur edhe për ndërtesat e shembura e viktimat.
Euronews në titull kryesor të lajmit shkruan “Shqiptarët reagojnë ndaj tërmetit më të fuqishëm në dekadat e fundit”.
Reuters raporton edhe për vendet ku është ndjerë tërmeti.
Tabolidi britanik “Dailymail” shkruan për tre persona të vdekur nga tërmeti i fuqishëm.
Tërmeti është raportuar edhe nga mediat të tjera të huaja, italiane, greke dhe amerikane.