Pas refuzimit të Prishtinës për të tërhequr taksën mbi mallrat nga Serbia Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për lëvizje ekstreme që do të godisnin drejtpërdrejt krerët politikë të shqiptarëve të Kosovës dhe projektet e tyre kryesore. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Blic”.
Këto masa, sipas gazetës, mund të përfshijnë refuzimin e mikpritjes ndaj udhëheqësve të Kosovës, sanksionet mbi pajisjet e Ushtrisë së Kosovës, heqjen e subvencioneve të dedikuara në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.
Që nga nëntori i vitit të shkuar, Kosova vendoi taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Që nga ajo kohë, përkundër presionit të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar ta largojë taksën.