Mediat serbe: Po na provokon edhe djali i Hashim Thaçit

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 14:07 | Nga

Përpos futbollistëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit, serbët i ka tronditur edhe i biri i presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

Ai dje, postoi një fotografi në Instagram me të atin, ku shfaqen duke e bërë shqiponjën me duar.

Ky veprim nuk u ka pëlqyer serbëve të cilët sot i kanë kushtuar një artikull Thaçit.

“Provokimet nuk kanë të ndalur!Shaqirit dhe Xhakës iu bashkangjit edhe Thaçi:Djali i Hashimit e ka postuar fotografinë me babanë që do ta tërbojë popullin serb!” është titulli i kësaj gazete serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme