Kryetari paralel i komunës së Pejës, Milos Dimitrijeviq, ka thënë se serbët i besojnë Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe jo institucioneve të Kosovës.
Kështu ka thënë ai pas një takimi që kanë pasur dje me presidentin serb, Vuçiq, shkruan Tanjug.
Sipas këtij mediumi, pas kësaj deklarate, Policia e Kosovës ka shkuar sot rreth orës 11:00 ta arrestojnë Dimitrijeviq në zyrën e tij me seli në Gorazhdec, por ai nuk ka qenë aty.
Zyrtarë nga Policia, i kanë thënë klankosova.tv se nuk kanë informacione nëse personi i njëjtë është kërkuar sot nga ata.