Mediat serbe kanë vazhduar të raportojnë lidhur me takimin që ishte në mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Shqipërisë, Bujar Nishani, Gjorgje Ivanov të Maqedonisë dhe Aleksandar Vuçiq, i cili së fundi mori pozitën e Presidentit nga ajo e kryeministrit.
Blic ka raportuar se Samiti i liderëve të rajonit në Brdo-Brion në Sllovenisë, u shënua me një tjetër provokim të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Indeksonline.
Ndër të tjerash ky medium ka shkruar se Thaçi ka “provokuar” duke thënë se Serbia nuk është e gatshme për BE-në.
“Serbia nuk është e gatshme për BE-në, sepse ajo nuk e njeh Kosovën. Nuk mund të imagjinohet anëtarësimi i Serbisë në BE, pa e njohur më parë Kosovën”, citohet të ketë thënë Thaçi.