Në Zvicër ekziston tashmë perceptimi se e gjithë Kosova do të jetë të premtën në krah të helvetëve për sfidën e madhe kundër Serbisë.
Ky duel do të përcaktojë me shumë gjasë renditjen dhe gjasat e këtyre kombëtareve për kualifikim. Telegrafi sjell të përkthyer raportin në TheLocal.ch, që tregon pse Kosova do të jetë në mbështetje të Zvicrës.
Ekipi i Kosovës nuk po merr pjesë në Botëror, por emocionet janë të mëdha para ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, skuadra e të cilit ekip përfshin tre lojtarë nga Kosova.
Mesfushorët Valon Behrami nga klubi italian Udinese, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Xherdan Shqiri i Stoke Cityt të gjithë ishin lindur në Kosovë dhe të tre lojtarët luajtën në barzimin befasues 1-1 ndaj Brazilit.
Përkrah me Blerim Xhemailin e Bolognas, i lindur në Maqedoni, lojtarët shqipfolës përbënë më shumë se 1/3-tën e formacionit startues ndaj Brazilit.
Si fëmijë të imigrantëve në Zvicër, ata nuk kanë komentuar ndeshjen e të premtës në Kaliningrad që mund të jetë vendimtare për kualifikim në grupin e tyre.
Vetëm Shaqiri komentoi, kur u caktua shorti në dhjetor: “hmm, më pëlqen ky short”.
Sidoqoftë, të afërmit e lojtarëve nuk e kanë fshehur rëndësinë simbolike të ndeshjes kur ajo të shikohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina.
Për agjën e Valon Behramit, Qaush, nipi i tij do të ketë “motivim shtesë për fitore” të premtën, sepse prindërit e tij kanë vuajtur kur Kosova ishte provincë e Serbisë.
“Ata të dy humbën punën dhe babai i tij ishte persekutuar”, tha Qaush Behrami.
Agon Xhaka, futbollist 22 vjeçar, ka thënë se babai i kushëririt të tij Granitit ishte në burg gjatë regjimit serb të Millosheviçit dhe se “familja emigroi pasi ai ishte liruar nga burgu”.
Refugjatë të Zvicrës
Ashtu si dhjetëra mijëra tjerë, gjatë viteve 1998-1999 dhe luftës në Kosovë të ushtrisë çlirimtare dhe forcave serbe, familjet e Behramit, Xhakës e Shaqirit ishin refugjatë në Zvicër.
Nuk ka numra zyrtarë, por afro 200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, një numër i jashtëzakonshëm marrë parasysh se Kosova ka 1.8 milion banorë.
Bashkë me komunitetin që jeton në Gjermani, ata përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në kosovë, duke dërguar rreth 175 milionë frankë zviceranë (152 milionë euro) çdo vit.
Emigrimi daton që nga koha e para luftës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu ka jetuar në Zvicër duke punuar si instruktor i karatesë para rikthimit në Kosovë për t’u bërë një prej liderëve të luftës për çlirim.
Konflikti i fundit i kolapsimit të ish Jugosllavisë mori 13500 jetë. Më shumë se 10 mijë ishin viktima shqiptarë nga Kosova.
Lufta përfundoi me NATO-n që bombardoi forcat e Milosheviçit që t’i tërheqë grupat.
Më pak se një dekadë më vonë Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi ende refuzon që të njohë pavarësinë dhe është mbështetur nga aleati tradicional, Rusia.
“Skuadra e tretë” e Kosovës
Beogradi po bën gjithçka për të parandaluar ekipet e Kosovës që të marrin pjesë në ngjarjet sportive ndërkombëtare, por nuk ka sukses në këto përpjekje.
Kosova u pranua zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkobëtar (IOC) në vitin 2014 dhe ishte pranuar në UEFA e FIFA dy vjet më vonë.
Por, në maj, Serbia ndaloi hyrjen e skuadrës së karatesë nga Kosova që të hyjë në vend për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.
Pa ndonjë befasi, Kosova do të përkrahë Zvicrën.
“E gjithë Kosoav do të jetë para televizorëve duke bërë tifo për fitore ndaj Serbisë”, thotë mësuesi 46 vjeçar, Daut Maloku, për AFP.
“Kur Zvicra luan është njëjtë sikurse kur luan Kosova”, siguron Qahil Halili.
“Zvicra është skuadra e tret që kemi, pas Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Halili, një punëtor i administratës komunale nga Zhegra, ku ishte lindur Shaqiri.
Edhe më shumë interesim ka për këtë ndeshje duke ditur se fitueis i takimit është në pozitë të mirë që të sigurojë kualifikimin për fazën tejtër.
“Kjo vetëm sa shton dramën edhe më shumë”, tha gazetari sportiv, Shkumbin Sekiraqa.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premtën nga ora 20:00 në Kaliningrad.