Mediumi gjerman shkruan për gjelin kosovar që këndon 70 sekonda pa ndalë

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Një gjel nga Kosova është bërë sensacion në mediat ndërkombëtare.

Së fundmi për të ka raportuar edhe media gjermane ZDF.

Ky gjel po cilësohet si i ‘pazakontë’ dhe po vlerësohet për një karakteristikë.

Ai mund të këndojë 70 sekonda pa ndalur.

Rreth tij ka folur edhe pronari Bajram Ilazi, i cili tha se ky lloj i gjelit është njësoj sikur shqiptarët.

“Të vendosur dhe kokëfortë. Ai vendim që e marrim ai duhet të mbetet”, tha Ilazi.

Të ngjashme