Mediumi i Beogradit: Pa Rusinë, Serbia nuk nis asnjë zgjidhje për Kosovën

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 11:07 | Nga

Serbia nuk do të shkojë drejt asnjë zgjidhjeje të statusit final të Kosovës pa përkrahjen e Rusisë dhe pa konsultat me zyrtarët e saj më të lartë, shkruan sot gazeta e Beogradit “Novosti”.

Kjo marrëveshje e fuqishme, themelet e të cilës, thotë ky medium,i kanë vënë kryetarët e Putin e Vuçiq gjatë takimit në Kremlin në vigjilje të kremtes së Ditës së Fitores, është konfirmuar edhe në takimin e të martës ndërmjet shefave të diplomacive të Rusisë e Serbisë në Soçi, transmeton Koha.net .

Siç kanë thënë burime të “Novostit’, Beogradi gjatë muajve të ardhshëm, të cilët kon vlerësohen vendimtarë për Kosovën, do ta ketë përkrahjen e plotë të Kremlinit për propozimet që do të jepen gjatë bisedave me Prishtinën. Po ashtu, nëse ndonjëra nga fuqitë perëndimore do të konsultohet me Rusinë rreth zgjidhjes së nyjës së Kosovës, e të cilën do ta propozonte Beogradi, Moska do ta përkrahte.

Këto përfundime që dalin nga bisedimet e fundit ndërmjet zyrtarëve serbë e rusë, mbështeten në mesazhet e mëhershme ardhur nga Moska lidhur me çështjen e Kosovës. pra, që nga dhjetori, Vuçiq ka marrë konfirmimin e kolegut të vet rus se Rusia është gatshme që të përfshihet në dialogun Beograd – Prishtinë nëse bëhen përpjekje që të zgjerohet formati dhe në të të hyjë edhe SHBA-ja .

Po ashtu gjatë majit Vuçiqi i kishte thënë Putinit se pa pajtimin e Rusisë në OKB është pamundur arritja e zgjidhjes. Atëherë ishte thënë se Rusia në mënyrë shumë aktive do të përcjellë bisedimet për Kosovën e në veçanti ndikimin a faktorëve të ndryshëm në këtë çështje dhe se “ do të reagojë me kohë”, transmeton Koha.net.

Njëri nga faktorët për të cilët çështja e Kosovës, e në veçanti veriu i saj, do të fitonte peshën ë suazat ndërkombëtare, është mundësia e ringjalljes së “transversales së gjelbër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme