Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka dënuar ashpër nënshkrimin e legjislacionit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që e sanksionon Rusinë, duke thënë se me këtë gjest i kanë humbur shpresat për rregullim të marrëdhënieve me këtë vend.
“Tashmë nuk ka shpresë se do të rregullohen marrëdhëniet me adiministratën e SHBA-së”, ka thënë Medvedev përmes rrjetit social, Facebook.
Ai ka shtuar se Rusia do të përballet me sanksionet rreth supozimeve të ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe për agresionin e saj në Ukrainë dhe Siri, duke u bërë vetëm më e fuqishme si përgjigje ndaj amerikanëve.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë qetësisht në sferën ekonomike dhe sociale, do të zgjedhim disa detyra të rëndësishme qeveriare duke u nisur fillimisht nga vetja”, shtuar ai.
“Ne kemi mësuar se si të veprojmë nga e kaluara”, ka thënë tutje Medvedev.
Trump e ka kundërshtuar kthimin e sanksioneve kundër Rusisë në ligj, mirëpo ka thënë se e ka nënshkruar legjislacionin pavarësisht “ të metave të konsiderueshme”, për “ hir të unitetit kombëtar”.
Sipas Medvedev, qëndrimi i Trumpit ka treguar “dobësi”.
“Kongresi amerikan e ka shënuar një fitore të madhe ndaj Trumpit. Presidenti nuk ishte i kënaqur me sanksionet e reja, mirëpo atij i është dashur ta nënshkruajë legjislacionin”, ka deklarauar Medvedev.