Meghan dhe Harry refuzojnë ftesën për Krishtlindje nga familja mbretërore

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë në plan të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për pushimet e Krishtlindjeve, pavarësisht faktit se do të jenë Krishtlindjet e para të Mbretëreshës Elizabeth II pa bashkëshortin e saj, Princin Phillip, i cili ndërroi jetë në prill. Për më tepër që monarkja 95-vjeçare ka pasur probleme shëndetësore së fundmi.

Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it i është bërë një ftesë për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore, në Sandringham për Krishtlindje, por ata duket se e kanë refuzuar, thuhet në Page Six nga burime të shumta mbretërore.

Besohet se Harry dhe Meghan nuk duan të shkaktojnë titujt e pashmangshëm, që do të krijoheshin nëse ata shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Harry dhe Markle gjithashtu nuk pritet të marrin pjesë në drekën vjetore të Krishtlindjeve të Mbretëreshës, që zakonisht mbahet në Pallatin Buckingham. Këtë vit, burimet besojnë se do të mbahet në Kështjellën Windsor, ku mbretëresha po kalon pjesën më të madhe të kohës, teksa po rikuperohet nga problem që ka në shpinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme