Dukesha e Sussex ka mahnitur të gjithë me veshjen më të fundi.
Ajo është në turneun e saj të parë si pjesë e Familjes Mbretërore.
Meghan Markle bashkë me bashkëshortin e saj, Dukën Harry janë duke qëndruar në Australi në një vizitë të gjatë, përcjell Gazeta Express.
Në këtë turne kemi pasur rastin të shohim dukeshën, e cila është tashmë shtatzënë, në veshje të ndryshme, shumë të shtrenjta e me shumë stil.
Por, me fustanin që ka veshur mbrëmë në një nga eventet e organizuara ajo ka marrë gjithë vëmendjen.
Meghan është paraqitur në një fustan të Oscar De La Renta, i cili ka kushtuar 11 mijë e 260 euro.