Në Info Magazinë të Klan Kosovës, Luaras Meha nga Shoqata e Gastronomëve, tha se kështu si po funksionon ky sektor, më mirë do të ishte të riktheheshin sërish veç me shërbimin “merre me vete” dhe shpenzimet e punëtorëve e të tjera t’i merr përsipër Qeveria, sepse sipas tij, është e njëjta gjë me situatën e tanishme kur lejohen të punojnë deri në ora 21:00.
“Ashtu si jemi duke funksionuar tash e kemi të njëjtë si me shërbimin take-away. Le të na mbyllin krejt, edhe shpenzimet le t’i merr përsipër Qeveria”.
“Gastronomia është zinxhir i madh sepse produktet që i kam në lokal timin, nuk i maroj vet, e as nëna ime, por unë i blej. E nëse unë s’i blej, edhe ai tjetri humb punë. E njëjta shifër humbjesh është si kur kemi qenë të mbyllur plotësisht”.
“Kemi me shku poshtë jo veç ne por komplet shteti, se politikanët po shtyhen mes veti. Le të bëhen bashkë dhe të na e shtrijnë krahun, se për shkak të inateve qe i kane mes veti, pas dy muajve s’kemi me i vy hiç kërkuat. Me këto gjëra ky shtet shkon poshtë”.
“Mirë që tani bankat na i kanë shtyrë këstet e kredive, por kur ato të kalojnë, kemi me e honger njeri-tjetrin. Të kish pas dorë të shtetit prej fillimit, edhe ne nuk i kishim shkelur rregullat”.