Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, sot ka zhvilluar takim me dhefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim, me të cilin janë dakorduar për të shqyrtuar mundësitë për thellimin të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara.
Mehaj ka shkruar në Facebook se Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm.
“Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i ministrit Mehaj:
“Bashkë-zbarkimi i mundshëm i trupave tanë përkrahë forcave holandeze, edhe një vlerë e shtuar për paqen dhe sigurinë globale.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, sot zhvillova takim me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim.
Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm.
Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara.
Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Mehaj.