Mehaj: Instruktorë ushtarakë amerikanë stërvitën pjesëtarët e FSK-së për ndihmë mjekësore

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitu pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për reagim të duhur e në kohë dhe për shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjesëtarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë”, shkroi Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Mehaj amerikanët i quajti partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës, me të cilët, sipas tij, po vazhdojnë të punojnë në ngritjen e aftësive profesionale të FSK-së.

Të ngjashme