Mehaj publikon 28 fotografi të aktiviteteve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar 28 fotografi të aktiviteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Mehaj përmes postimit në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në prag të Ditës së Flamurit kanë organizuar një sërë aktivitetesh.

“Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju  foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. 28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët! Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme